Futboll Seria A Sport

KTHESË E PAPRITUR/ Andrea PIRLO NUK do të jetë në stolin e Italisë

Andrea Pirlo nuk do të jetë zëvendës trajneri i kombëtares së Italisë. Ishe përfolur se ikona italiane e futbollit do të ishte në krahë të teknikut Roberto Mancini, por në fund akordi nuk u arrit. Sipas Agjencisë Italiane të Informimit “Ansa”, operacioni nuk u realizua për shkak të impenjimit të Pirlo-s me Sky. Ai ka firmosur për të qenë në rolin opinionistit për televizionin “Sky”. Por kundërshti pati edhe nga sponsorët personalë.

Vendi i tij në stafin e të kaltërve do të merret nga Angelo Gregucci, ndihmësi historik i Roberto Mancini-t. Kur u hodh ideja për të rikthyer Pirlo-n në kombëtare, tekniku italian tha se ishte pro këtij afrimi, duke hequr dorë madje nga ndihmësi i tij, që e ka shoqëruar kudo. Por duket se fati bëri që Pirlo të refuzojë, e Mancini e Gregucci të punojnë sërish bashkë.

Related posts

Nga RONALDO tek MARCELO/ Njihuni me 18 MADRILENËT që u dënuan me BURG për…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Sulmuesi Olainka drejt skuadrës së madhe gjermane, tek Skënderbeu fërkojnë duart

Delo.autor

Gafa e Valencias, Real dhe Barça ”sherr” për talentin 18-vjeçar

Sadik.Autor

Leave a Comment