Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Salzburg shumë i fortë për Shkëndijën e Tetovës

Shkëndija humbi me rezultatin 3-0 në takimin e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve kundër Red Bull Salzburg. Për shqiptarët nga Tetova do të jetë shumë e vështirë që të mund të kualifikohen për në play off-in e këtij kompeticioni. Mrekullia duhet që të ndodhë në sfidën e kthimit në Maqedoni.

Në pjesën e parë, vendasit u treguan më të saktë me gjithë këmbënguljen e ekipit tetovar. Salzburg gjeti golin pas 16 minutash lojë me anë të Munas Dabbut, i cili realizoi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Ekipi shqiptaro-maqedonas u përpoq të reagonte, por u tregua i pasaktë. Shkëndija goditjen e dytë e mori në kohën shtesë kur Zlatko Junuzovic ktheu në gol një goditje dënimi.

Në pjesën e dytë, tetovarët u përpoqën që të ngushtonin rezultatin, por mbrojtja vendase u tregua e saktë dhe nuk la hapësira. Sfida ishte mjaft e luftuar, ndërkohë që goditja finale për Shkëndijën erdhi në minutën e 81’, kur Diadie Samassekou realizoi golin e tretë për austriakët nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Dalja nga loja e autorit të golit të dytë Junuzovic (kartoni i dytë i verdhë në të 83’), nuk ndryshoi asgjë për shqiptaro-maqedonasit, që tani do ta kenë të vështirë që të bëjnë mrekullinë në sfidën kthimit.

Related posts

LEGJENDA ANGLEZE E FUTBOLLIT/ Beckham ka një plan të madh për skuadrën e tij, synon …

Delo.autor

E PABESUESHME/ Barcelona duhet të paguajë 5 milionë euro nëse Bayern fiton Championsin

Delo.autor

“EKZISTON MUNDËSIA QË TË…”/ Mbrojtësi Magurie përgatitet për buzëqeshjen e hakmarrjes: Kjo është bota ku jetojmë

Delo.autor

Leave a Comment