Futboll Sport

NBA nis më 16 tetor, për Krishtlindje sfida magjike Lakers-Golden State

Sezoni 2018-2019 i NBA-së do të nisë më 16 tetor (si zakonisht, ditë e martë) dhe ndeshja që do të çelë kampionatin më të bukur në botë të basketbollit do të jetë ajo mes dy ekipeve të Konferencës së Lindjes, Boston dhe Philadelphia. Po atë ditë do të luhet edhe sfida mes dy prej ekipeve më të mira në Perëndim, Golden State dhe Oklahoma.

LeBron James do të debutojë me fanellën e Lakers dy ditë më vonë, më 18 tetor, në fushën e Portland, ndërsa për herë të parë në Los Anxhelos do të luajë ndaj Houston-it të James Harden, më 20 tetor. Por sfida “big” dhe që të gjithë presin, ajo mes Golden State dhe Lakers do të luhet më 25 nëntor, ditën e Krishtlindjeve, ku përballë do të jenë LeBron dhe Curry.

Related posts

ZYRTARE/ Legjenda e Lakers dhe NBA-së firmos me Barcelonën pas 2 vitesh pushim

Delo.autor

U DËMTUA BRAVO/ Manchester City arrin marrëveshje me një SUPER portier të ri

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ I shënoi Celtic me stil “alla Insigne”, Uzuni zgjidhet lojtari më i mirë i Ferencvaros

Delo.autor

Leave a Comment