Futboll Seria A Sport

Agjenti zbulon prapaskenat: Chelsea bëri ofertë të paimagjinueshme për Ruganin

Agjenti i Daniele Ruganit, Davide Torchia, zbuloi se Chelsea bëri një ofertë të madhe për mbrojtësin e Juventusit, edhe pse kampionët e Seria A nuk kanë plane për ta shitur mbrojtësin italian.
Rugani, 24 vjeç, është lidhur me gjigandët e Premier League, Chelsea, gjatë gjithë merkatos së kësaj vere, sidomos pasi ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, zëvendësoi Antonio Conte në “Stamford Bridge”.

Dhe Torchia thotë se një ofertë masive e bluve të Londrës nuk ishte e mjaftueshme për të provokuar bardhezinjtë. “Juventusi nuk ka dëshirë ta shesë, madje as për një çmim të lartë, të cilin, ndër të tjera, askush në Itali nuk mund ta përballojë, – tha Torchia për “RMC Sport”.

– Megjithatë, lojtari nuk ka kërkuar kurrë të largohet. Vetëm kur një ofertë shumë e rëndësishme arrin, është normale të dëgjojë, por Juventusi ka hedhur poshtë të gjitha llojet e ofertave për ta mbajtur atë në Torino.

Chelsea bëri një ofertë vërtet të madhe, e cila ishte e afërt për të qenë e paimagjinueshme për mua, por Juventusi nuk u tundua. Sami Khedira ka luajtur vetëm 10 ndeshje më shumë se Daniele sezonin e kaluar. Mendoj se Rugani mund të luajë edhe më shumë këtë sezon”.

Rugani ende do të ketë mjaft konkurrencë për një vend titullari, me Leonardo Bonucci që u kthye në Torino si pjesë e marrëveshjes që pa Caldara dhe Gonzalo Higuain të bashkoheshin me Milanin.

Related posts

FITOI ÇMIMIN E FIFAS SI LOJTARI MË I MIRË I VITIT/ Flet Messi: Gjëja më e rëndësishme është…

Delo.autor

FRANCË-KROACI/ Historia e finaleve favorizon debutuesit

Isa.Autor

Chelsea gati të ofrojë Batshuayi plus 25 milionë € për Pulisic

Sadik.Autor

Leave a Comment