Futboll Sport

Majlinda Kelmendi në operacion, Federata e Xhudos shpjegon gjendjen e saj

Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në shpinë për shkak të problemeve që ndiente për një kohë të gjatë. Xhudistja e ka kaluar operacionin me sukses dhe tani është drejt rikuperimit të plotë.

Për gjendjen e saj shëndetësore ka folur drejtori sportiv i Federatës së Xhudos së Kosovës Driton Kuka ku ka thënë se Kelmendi nuk do të humbasë fazën kualifikuese për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

“Majlinda e ka kaluar me sukses operacionin në shpinë. Nuk është asgjë serioze dhe tani ajo është mirë. Operacioni është bërë tani që të ketë kohë të rikuperohet për normat e Lojërave Olimpike. Presim të shërohet ne tetor”, deklaroi Kuka.

Majlinda Kelmendi është Kampione Olimpike, Bote dhe Europe dhe konsiderohet deri më tani sportistja më e suksesshme shqiptare.

Related posts

“Tifoz me Serbinë”/ Reagon ASHPËR Kosta Grillo: S’jam hipokrit si Berat Buzhala

Sadik.Autor

Formacionet zyrtare/ Chelsea – West Ham

Sadik.Autor

Mbrojtësi i Brazilit zbulon SHERRIN në fushë me Neymar: Më OFENDOI pse humba topin

Isa.Autor

Leave a Comment