Futboll Sport

Formacionet zyrtare/ Rexhinaldo titullar tek Kukësi, ja si rreshtohen verilindorët

Luhet në stadiumin Mikheil Meski të qytetit të Tbilisit në Gjeorgji, sfida e parë në turin e tretë eliminator të Europa League, mes Torpedo Kutaisit dhe Kukësit. Një sfidë e ndezur kjo, më shumë nga problemet jashtë fushe, që erdhën pas problemit me vizat për 4 lojtarë të ekipit verilindor.

Pas shumë përpjekjesh, 2 prej tyre, sulmuesi Rexhinaldo dhe portieri Maloku, u bashkuan me ekipin në Gjeorgji, dhe tashmë e gjithë vëmendja do shkojë tek fusha e lojës, ku kërkohet një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, për të shpresuar më pas në ndeshjen e kthimit në Shqipëri, që Kukësi të kalojë në fazën “play-off” të Europa League.

FORMACIONET

Torpedo Kutaisi: Kvaskvadze, Tsintsadze, Kukianidze, Azatski, Gegetçkori, Dolidze, Kimadze, Marin, Hlinka, Kobakidze, Lacni. Trajner: Kakhaber Çketiani

Kukësi: Frashëri, Hoxha, Shameti, Qaqi, Rrumbullaku, Çyrbja, Dzaria, Musolli, Kordeiro, Rexhinaldo, Harba. Trajner: Armando Cungu.

 

Related posts

James Rodriguez kundër Zidane: Largimi i tij, shpëtim për Realin

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Shpërthen presidenti i Ligue 1: Sezoni ka mbaruar, futbolli është hobi dhe jo jeta!

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Futbolli në krizë prej COVID-19, FIFA ka gati dy vendimet e bujshme

Delo.autor

Leave a Comment