Futboll La Liga Sport

U LARGUA RONALDO/ Perez: Kemi futbollistët e duhur për të shkruar historinë

Gjatë prezantimit të portierit Thibaut Courtois, blerja e re në dispozicion të Lopetegui, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, nuk ka lënë të kuptohet asgjë për të ardhmen e Luka Modric, mesfushori që ka kërkuar të largohet nga “Bernabeu”.

“Historia e klubit tonë meriton që këtu të jenë futbollistët më të mirë të planetit, – tha Perez. – Nuk kemi nevojë të sforcohemi sepse kemi aktualisht futbollistët më të mirë dhe për më tepër kemi një sistem grupmoshash të përkryer që furnizon ekipin e parë me talente. Mendoj se kemi përbërjen e duhur të lojtarëve për të synuar sërish historinë.”

Perez ka thënë një “jo” të prerë për largimin Modric te Inter dhe trajneri Lopetegui e ka përfshirë lojtarin në listën e të grumbulluarve për Superkupën e Europës kundër Atletico Madrid, që do të luhet pas një javë në Estoni.

 

Related posts

Roma kërkon sulmuesin e Milanit

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Presidenti i Chelseat, Abramovich bëhet negociator i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Delo.autor

DUKET SI “FUSHË BETEJE”/ Brenda dhomës së veshjes së Italisë pas finales ndaj Anglisë në “Wembley” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment