Futboll Sport

Juventus kërkon 20 mln euro, portugezët këmbëngulin për huazimin

Merkatoja te Juventusi vazhdon. Një ndër protagonistët e saj është mesfushori italian, Stefano Sturaro, bardhezi prej vitit 2014 dhe me një kontratë, që i skadon në qershor 2021. Sipas asaj që “Goal.com” ka mësuar, për lojtarin në fjalë do të ketë një kontakt të ri midis menaxhmentit të “Zonës së Vjetër” dhe atij të Sporting Lisbonës.

Shtypi portugez shkruan për një huazim të mesfushorit të datëlindjes 1993 për këtë sezon. Edhe Watford, por pa sukses, u përpoq të merrte ish-lojtarin e Genoa me këtë formulë. Megjithatë, është e besueshme se klubi piemontes, i cili në fillim synonte të merrte rreth 20 milionë euro nga një shitje përfundimtare, duke qenë në fund të merkatos, mund të pranojë një largim në formë huazimi të Sturaro, për të pastruar grupin në dispozicion të Allegrit.

Related posts

SHËMBIMI KOKË MË KOKË/ Sulmuesi i Juventus në Madrid dhe Marselo në Torino, ja prapaskenat mes dy klubeve

Delo.autor

HUMBJA E ARGJENTINËS NUK PRITET MIRË NGA LEGJENDA/ Maradona “shpërthen” keq: Jeni bij ku*vash…

Delo.autor

Formacionet Zyrtare Manchester United – Burnley

Q.Autor

Leave a Comment