Sport Të tjera

Canelo Alvarez kërcënon Golovkin: Po vij për të të treguar vendin

Po vij vetëm për ty, për të të treguar vendin”, ka qenë mesazhi që boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez i ka dërguar kampionit të botës së peshës së mesme Gennady Golovkin, një muaj para duelit që dy boksierët do të zhvillojnë në Las Vegas. Alvarez, 49 fitore, 1 humbje dhe 2 ndeshje barazim, do të tentojë t’i shkaktojë rivalit nga Kazakistani humbjen e parë në karrierë, ndërkohë që sfida e parë që dy boksierët zhvilluan në shtatorin e vitit të kaluar përfundoi në barazim.

Alvarez po stërvitet intensivisht për këtë duel të dytë ndaj “Triple G”, një sfidë që parashikohet mjaft e fortë dhe emocionuese. Revanshi mes dy boksierëve ishte parashikuar që të zhvillohej më 5 maj, por u anullua pasi meksikani doli pozitiv dhe më pas u pezullua 6 muaj. Marrëdhëniet mes dy boksierëve janë tensionuar disi pas këtij incidenti, pasi Golovkin gjeti një rival tjetër për duelin e 5 majit, ndërkohë që pezullimi i Alvarez përfundon pikërisht në mes të shtatorit.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Fantastik Broja, sulmuesi i Kombëtares i shënon gjigantëve të PSV-së (VIDEO)

Delo.autor

ANALIZA/ Në Itali dështoi, me Conten asnjë ndryshim nga Spalletti

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Vllaznia-Kukësi. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment