Futboll Sport

Real Madridi huazon talentin e vet te një tjetër Real në La Liga

Theo Hernandez është zyrtarisht lojtar i ri i Real Sociedad, siç kanë njoftuar, si klubi i “San Sebastian”, edhe Real Madridi, me dy njoftime të veçanta zyrtare. 20-vjeçari ka kaluar të premten me sukses testet mjekësore në poliklinikën “Gipuzkoa” dhe më pas nënshkroi kontratën, që do ta lidhë me Real Sociedad për një sezon, në formë huazimi.

“Real Madrid C. F. dhe Real Sociedad kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Theo Hernandez për sezonin e ardhshëm, deri më 30 qershor 2019”, – thuhet nëpërmjet një deklarate, në faqen zyrtare të “Los Blancos”. Hernandez do të udhëtojë drejt Gjermanisë si pjesë e ekspeditës së Realit, që do të përballet me Stuttgartin dhe Freiburgun si prova gjenerale për fillimin e afërt të sezonit të ri në La Liga.

Related posts

“KISHIM DHËNË FJALËN PËR…”/ Wanda Nara zbulon prapaskenat

Delo.autor

RIKTHEHET NBA/ Lebron James nuk mjafton për Lakers,fitojnë Miami e Philadelphia

Isa.Autor

“AI MUND TË JETË SHUMË I SHPEJTË, POR…”/ Kërceu 2.56 metra me kokë, veterani portugez injoron keq CR7

Delo.autor

Leave a Comment