Futboll Sport

BALOTELI DREJT RIKTHIMIT/ Jo tek Milani dhe Interi, për Napolin pyesni…

Një verë me siguri e mbushur me ngjarje për Mario Balotelin, i cili ende nuk i ka zgjidhur dyshimet e lidhura me të ardhmen. Aktualisht pa skuadër, pasi përfundoi kontratën me Nisën, ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit po kërkon një skuadër, që ndoshta do i jepte mundësi të luante edhe në Ligën e Kampioneve.

Lojtari me origjinë italiane nuk e ka fshehur kurrë admirimin për Napolin dhe mes pyetjeve të shumta që i kanë drejtuar ndjekësit në “Instagram”, një pjesë e madhe i përkisnin pikërisht klubit “axurr”. Përgjigjja më interesante ka qenë pa dyshim kjo: “Përse nuk shkoj te Napoli? Mendoj se kjo pyetje është më e përshtatshme nëse i drejtohet presidentit tënd”.

Një nga skuadrat e përfolura për transferimin e “SuperMarios” gjatë kohëve të fundit ka qenë edhe Marseja. Një tifoz i klubit francez e ka ftuar, por edhe në këtë rast sulmuesi është përgjigjur: “Nuk varet nga unë”. Dy përgjigje edhe lidhur me dy prej ish-klubeve: Milani e Interi. Përveçse përjashtimit të kalimit te kuqezinjtë, Baloteli ka komentuar edhe zikaltrit: “Nuk ekzistojnë kushtet, ndaj s’kam as përgjigje”.

 

Related posts

ZYRTARE/ Disfata ndaj Kukësit, Juljan Ahmataj largohet nga drejtimi i Skënderbeut

Delo.autor

GRAND PRIX “BUDAPEST 2019″/ Distria Krasniqi mposhtet në finale, “ngushëllohet” me medaljen e…

Delo.autor

NUK NDALEN “ZIKALTËRIT”/ Tjetër gabim në mbrojtjen e Napolit, nuk fal “Demi” Lautaro (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment