Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Igli Tare bëhet zgjedhja e parë e Milanit, ja posti që do marrë

Dështimi i Milanit për tu kualifikuar sezonin e ardhshëm në Champions League ka sjellë disa largime të bujshme.

Fillimisht Gattuso dhe më pas Leonardo konfirmuan largimin nga klubi kuqezi, ndërsa drejtues të Milanit kanë nisur kontaktet e para për të gjetur trajnerin dhe drejtorin e ri sportiv.

Emri i parë në listën e Gazidis është ai i Igli Tares, drejtori sportiv i Lazios, mjaft i zoti në zbulimin e lojtarëve, raporton “Tuttomercatoweb”.

Shqiptari është një profil mjaft interesant për kuqezinjtë dhe mund të krijojë një binom të mirë me Simone Inzagin, një nga kandidatët favorit për të marrë drejtimin e stolit të Milanit.

Pengesa e vetme është Lazio e cila nuk ka ndërmend të shesë “xhevahirin” e tyre.

Related posts

HAZARD PLAS BOMBËN/ Mendoj të LARGOHEM: “Nëse REALI vjen tek unë, do të…

Isa.Autor

LIVE/ Zvicra “dhëmbë për dhëmbë” me Suedinë për një biletë në çerekfinale

Isa.Autor

TIFOZË TË SHUMTË KANË BËRË ANKESA/ UEFA frenon abuzimet me çmimet e biletave

Delo.autor

Leave a Comment