Futboll Sport

Ndeshje bamirësie mes UEFA-s dhe OKB-së

Të shtunën pasdite në Zvicër UEFA dhe Kombet e Bashkuara do të organizojnë një ndeshje futbolli bamirësie, ku do të zbresin në fushë shumë ish-lojtarë të famshëm. Takimi ka për qëllim të promovojë paqen, të drejtat e njeriut si dhe mirëqenien, nëpërmjet programeve të qëndrueshme të Kombeve të Bashkuara që kanë për qëllim zhvillimin anembanë globit.

Organizatorët e “Ndeshjes së Solidaritetit” siç edhe është quajtur ky aktivitet synojnë të grumbullojnë të ardhura nëpërmjet vetë takimit të futbollit, mbrëmjes së bamirësisë, si dhe ankandit unik digital. Shuma e grumbulluar do të shkojë për Fondacionin e UEFA-s për fëmijët dhe do të përdoret për të financuar dhe zhvilluar projektet humanitare për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara, si në Zvicër ashtu edhe në mbarë botën.

Këtë vit do të përfitojë Shoqata “Autisme Geneve”, një organizatë jo fitimprurëse e themeluar në Gjenevë në vitin 2007, pas iniciativës së vetë prindërve që kanë fëmijë me çrregullime të natyrës autike. Në rang botëror fondet më pas do të përdoren për të mbështetur projektet e veçanta në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut, që do të përzgjidhen nga një komitet i krijuar enkas me përfaqësues nga UEFA, Kombet e Bashkuara, Seksioni i Kombeve të Bashkuara në qytetin helvet si dhe Fondacioni i Gjenevës.

Në këtë takim kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre shumë ish-lojtarë të famshëm, që në të kaluarën kanë fituar Kupën e Botës, Kampionatin Evropian apo dhe Kupat e Evropës. Skuadrat kryesohen nga dy emra shumë të mëdhenj si Luis Figo dhe Ronaldinho, që do të jenë njëkohësisht edhe kapitenët respektivë të këtyre dy ekipeve.

Skuadra e portugezit që do të drejtohet nga trajneri i përfaqësueses franceze Didier Deschamps përbëhet nga Dida, Vitor Baia, Michel Salgado, Frank de Boer, Rio Ferdinand, Christian Chivu, Dejan Stankoviç, Robert Pires, Jari Litmanen, Christian Karembeu, Andrea Pirlo, Raul, Robbie Keane, Nuno Gomes si dhe ish-futbollisten angleze Kelly Smith.

Në krahun tjetër ekipi i lojtarit brazilian do të drejtohet nga Carlo Ancelotti dhe përveç Ronaldinho-s bëjnë pjesë David James, Antonis Nikopolidis, Juliano Belletti, Cafu, Edmilson, Eric Abidal, Michael Essien, Youri Djorkaeff, Gaizka Mendieta, Ronald de Boer, Henrik Larsson, Alexander Frei, Patrick Kluivert, si dhe dy ish-futbollistet Casey Stoney dhe Celia Sasic.

‘Ndeshja e Solidaritetit” që do të luhet në Stadiumin e Gjenevës do të arbitrohet nga ish-gjyqtari i famshëm italian Pierluigi Collina

Related posts

PSG PA FRENA! Marquinho zhbllokon sfidën me një fluturim alla-“Ronaldo” (VIDEO)

Delo.autor

Gabigol i frikshëm në Brazil, ëndërron Botërorin me “Seleçaon” (VIDEO)

Sadik.Autor

SHQIPËRI-ÇEKI/ Në ‘Air Albania’ edhe Ballist Morina

F.autor

Leave a Comment