Futboll Sport

BAKAYOKO PRANË MILANIT/ E vetmja gjë që e pengon është rroga e tij

Situata e Tiemue Bakajoko vazhdon të mbetet stacionare. Lojtari ka dhënë miratimin e tij për transferimin, ndërsa Çelsi dhe Milani kanë rënë dakord për huazimin me të drejtë blerjeje për kuqezinjtë. “Kleçka” që pengon zyrtarizmin e akordit ka të bëjë me rrogën e francezit.

Te “Blutë” ai përfiton 6.5 milionë euro, shumë kjo që me shumë gjasa do të ndahet mes dy klubeve, duke qenë se për arkat kuqezi rezulton e tepërt. Përqindja duhet të vendoset mes palëve, pasi lojtari nuk pranon asnjë marrëveshje që cenon arkëtimet e tij sezonale. Për Gatuzon do të ishte alterego ideale e Frenk Kesit, teksa përvoja e tij mund t’i shërbejë shumë skuadrës.

Related posts

Pique lëndohet, por edhe mund të suspendohet shkaku i gjestit të tij

Q.Autor

E BUJSHME/ U përfol se do të shkonte te PARTIZANI, ish-ylli i SKËNDERBEUT transferohet në…

Isa.Autor

MJESHTRI I TRANSFERIMEVE/ Tare piketon një tjetër emër të njohur për merkaton e Lazios

Isa.Autor

Leave a Comment