Futboll Sport

PLAS TEK PSG/ Tuchel: Buffon një legjendë, por ndaj Caen mund të jetë në STOL

Një javë më parë fitoi Superkupën e Francës, triumfi i parë i portierit legjendar Gigi Buffon me fanellën e PSG-së, por portieri italian mund të përfundojë në stol në javën e parë të League 1. Të dielën, PSG do të presë në “Parc de Princes” skuadrën e Caen, por Buffon mund të jetë në stol, gjë të cilën e konfirmon trajneri Thomas Tuchel, që duket se ka vendosur t’i japë fanellën e titullarit portierit Alphonse Areola.

“Buffon është një lojtar i madh, një legjendë dhe profesionist i jashtëzakonshëm. Është një lojtar që bën diferencën edhe në dhomat e zhveshjes dhe në këtë drejtim do të na ndihmojë shumë”, tha Tuchel, që në lidhje me faktin nëse italiani do të debutojë nesër në League 1, shton: “Kemi 3 portierë të talentuar dhe dua të flas me të tre para se të marr një vendim. Asnjë nuk e ka vendin të sigurt”, tha Tuchel.

“Nuk dua të nxitohem në zgjedhjen që do të bëj për portierin që do të luajë ndaj Caen. Dua pak kohë në dispozicion për të bërë këtë zgjedhje”, tha Tuchel. Kështu, Buffon do të jetë në balotazh me Areola, por edhe me portierin tjetër Kevin Trapp për një fanellë titullari. Ndërkohë, të sigurta janë mungesat e Marco Verratti (operacion) dhe Layvant Kurzaëa.

Related posts

GATUZO DREJT PËRJASHTIMIT/ Një portugez do të zëvendësojë trajnerin

Isa.Autor

Bayern Munich – Monchengladbach, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

SEVILLA-BARCELONA/ “Pleshti” shënon golin e avantazhit

Delo.autor

Leave a Comment