Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA NË UDHËKRYQ/ GJIMSHITI mbetet në Serie A, e kërkojnë dy SUPER klube

Berat Gjimshiti nuk është një emër i panjohur në futbollin italian. Ai është në pronësi të Atalanta-s. Sezonin e fundit ai e mbylli te Benevento, skuadër që e aktivizoi si titullar në pjesën më të madhe të kampionatit.

Gjimshiti ka rritje në cilësi, duke u njohur më tepër me kampionatin italian, ndërsa për momentin është në tregun e merkatos për shkak se tek Atalanta nuk ka vend titullari për të. Aktualisht në garë për shërbimet e 25-vjeçarit kanë hyrë dy ekipe me emër në Serie A, bëhet fjalë për Sassuolo-n dhe Sampdoria-n.

Lëvizjet e fundit të merkatos e dërgojnë në një nga këto dy ekipe shtatlartin e Shqipërisë. Megjithatë, mbetet për t’u parë a do të bindet Atalanta nga oferta për t’a lënë të lirë. Interesim për Gjimshitin ka edhe nga jashtë Italisë, por që me sa duket pista e Serie A është më joshëse për të.

Sa i përket Sampdoria-s, lajmin e bën të ditur “La Gazzetta dello Sport” në numrin e sotëm të saj, e cila citon se djaloshi i lindur në vitin 1993 është objektivi i gjenovezëve për këtë merkato vere. Ndërkohë që “tuttomercatoweb” e dërgon atë te Sassuolo, pasi preferohet nga trajneri i kësaj skuadre për të ardhmen. Pritet të shihet se kush do e fitojë ‘garën’.

Related posts

REAL MADRID-MALLORCA/ Pas një asist nga Benzema, Asensio ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

MIQËSORE MË 7 TETOR/ Federata konfirmon kundërshtarët e kombëtarës shqiptare

Delo.autor

Letra e sinqertë e ‘La Gazzetta’ për Buffon: Gigi, kërkoni falje…

Sadik.Autor

Leave a Comment