Futboll La Liga Sport

MERKATO STRATEGJIKE/ Largime REKORD, Barça arkëtoi një MAL ME PARA

Sezonin e kaluar arkëtuan 222 milionë euro nga shitja e Nejmarit te PSG-ja dhe sigurisht që me një lojtar të vetëm dhe duke parë kalibrin e tij, ishte normale pagesa e klauzolës. Por, në një fushatë normale shitjesh, të përbërë nga largimet e disa futbollistëve që nuk bënin pjesë në planet e klubit, kjo verë ka qenë më e suksesshmja në historinë e klubit për fitimet nga shitjet, duke nisur nga 50 milionë eurot e Paulinjos, deri te 2.25 milionët e huazimit të Andre Gomeshit tek Evertoni në Angli.

“FALEMINDERIT EVERTON” – Në radhët e klubit anglez nga Barcelona u larguan dy futbollistë. I pari ishte mbrojtësi Jerri Mina, për shifrën e 30.25 milionë eurove (u ble nga Palmeirasi vetëm për 12 milionë), plus huazimin e mesfushorit portugez Gomesh. Gjithsesi, marrëveshjet me blutë e Liverpulit nuk mbaruan këtu për klubin spanjoll, duke qenë se në këtë skuadër përfundoi edhe Lukas Dinj, për vlerën e 20.2 milionë eurove. E thënë shkurt, vetëm nga skuadra e Evertonit, Barcelona ka përfituar 52.7 milionë euro.

TË TJERËT – Ndërkohë, për sa u përket largimeve të tjera, Barcelona ka arkëtuar nga shitja përfundimtare e sulmuesit Zherard Deulofeut për 13 milionë euro te skuadra angleze e Uotfordit. Por, nuk mbarojnë këtu largimet e katalanasve sepse 8.5 milionë euro iu paguan nga Sevija për kartonin e mbrojtësit të djathtë, Aleiks Vidal, ndërsa Iniesta, Ortola dhe Duglas u larguan me parametër zero nga skuadra, respektivisht te klubet e Visel Kobe (Japoni), Deportivo La Korunja (Spanjë) dhe Sivaspor (Turqi).

Related posts

EKSKLUZIVE/ Myrto UZUNI: Kombëtarja realizimi i një ËNDRRE, por nuk ndalem këtu. Idhulli…

Isa.Autor

SUPERSFIDA/ Allegri zbulon titullarët e JUVENTUSIT në përballjen me LAZION (FOTO)

Isa.Autor

Goditi me grusht pankinën, trajneri i Romës thyen gishtin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment