Futboll Seria A Sport

DEBUTOI ME NJË SUPERGOL/ MALDINI optimist: Kemi gjetur lojtarin që na duhej

Paolo Maldini nuk i kursen komplimentet për Gonzalo Higuain, i cili shënoi gol që në ndeshjen e parë me fanellën e Milan.

“Higuain, – tha drejtuesi i Milan, pas humbje 3-1 kundër Real Madrid, – bëri një ndeshje të madhe. Luajti një ndeshje të madhe dhe nuk ishte vetëm në kërkim të golit, por edhe në mbështetje të ekipit. Ishte shumë i kthjellët, në qendërsulmues i vërtetë. Lojtari që na duhej.”

Në përgjithësi, Maldini ka qenë i kënaqur me paraqitjen e Milan në “Bernabeu”: “Luajtëm shumë mirë. Të ndeshet me Real Madrid në “Bernabeu” është një përvojë shumë e rëndësishme që shërben për rritjen e një ekipi të ri si ai i joni. Në vjen keq vetëm për rezultatin. Sot nuk mund të krahasohemi me Real Madrid dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për limitet tona, por po rritemi ndeshje pas ndeshje.”

Related posts

UEFA pa mëshirë/ Zbuloni pezullimin për trajnerin spanjoll, Pep Guardiola…

Sadik.Autor

4 kartonë të kuq dhe 20 ndeshje pezullim, ky trajner nuk përmbahet…

Sadik.Autor

CONTE GJEN MBROJTËSIN E DËSHIRUAR/ Mbërrin në Milano për vizitat mjekësore lojtari…

Delo.autor

Leave a Comment