Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ MILANI ofertë “alla-Ronaldo” për lojtarin që e kërkon e gjithë Europa

Milan po tenton një blerje faraonike në këtë merkato, me kuqezinjtë që raportohet se kanë ofruar plotë 110 milionë euro për Sergej Milinkoviç-Saviç të Lazio-s.

Lajmi është bërë i ditur nga “Calcio Mercato” në Itali, sipas të cilit ekipi nga Milano po tenton të negociojë fillimisht për një huazim për një sezon me 40 milionë euro, dhe më pas opsionin e blerjes në fund të sezonit për 70 milionë, duke konkluduar kështu një ofertë të ngjashme me atë që solli Kristiano Ronaldon te Juventus.

Por Milan nuk mjaftohet me kaq, me kuqezinjtë që ofrojnë edhe sulmuesin Borini në këtë tratativë, me shpresë se do të rrisin shancet për të bindur drejtuesit e Lazios. Lojtari serb kërkohet me ngulm edhe nga shumë ekipe të tjera në Europë, me Real Madrid që së fundmi është futur ethshëm në garën për shërbimet e tij.

Related posts

Rrëfimi PREKËS i Xherdan Shaqirit: S’kisha para as për stërvitje

Isa.Autor

“ATMOSFERA E NUK ËSHTË E MIRË”/ Flet kapiteni Hysaj: Tifozët prisnin të fitonim kundër Francës…

Delo.autor

SARRI NIS PËRGATITJET PËR SFIDËN CHAMPIONS/ Higuain në dyshim për ndeshjen ndaj Atletico Madrid

Delo.autor

Leave a Comment