Futboll Sport

NDARJA NGA JETA E ISH-ZËVENDËSTRAJNERIT TË KOMBËTARES/ Presidenti Duka: Njeri i mençur, i donte shumë futbollistët…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së ish-zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare Angelo Perini, i cili bashkëpunoi me Xhani De Biazin përgjatë viteve 2011-2014.

POSTIMI I PRESIDENTIT DUKA: 

Me trishtim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Angelo Perenit, ish-zëvendëstrajner i Kombëtares shqiptare gjatë viteve 2011-2014 kur kjo skuadër drejtohej nga Gianni De Biasi. Angelo ishte si vetë emri që mbajti, ishte njeri vërtetë i mençur. Bota e futbollit ka humbur shumë.

Angelo e donte lojën, por mbi të gjitha i donte shumë futbollistët. Një njeri fantastik. Kanë mbetur shumë pak “të urtë” në botën e futbollit si Angelo. Ishte një nder për ne të kishim në stafin teknik një njeri me kaq eksperiencë të gjatë në futboll dhe tejet të përgatitur. Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqe!

Duka6

Related posts

Anulimi i kontratës së Donnarummas, reagon Gattuso: Nuk kemi probleme me Gigion!

Q.Autor

Kontaktet me Neymar, Ronaldo ‘kërcënon’ me largim nga Reali (FOTO)

Q.Autor

Skedina e ditës, këto janë ndeshjet që mund t’ju bëjnë me para sot

Q.Autor

Leave a Comment