Futboll Sport

E DUAN CHELSEA DHE LIVERPOOL/ Presidenti i Lyonit sqaron të ardhmen e Fekir

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas deklaroi se me 95% të mundësive sulmuesi Nabil Fekir do të qëndrojë. Kampioni i botës me Francën ka qenë i lidhur me disa ekipe gjatë merkatos, sidomos me Liverpool dhe Chelsea, që insistuan së tepërmi për të.

Fillmisht kanë qenë “The reds” të cilët kanë qenë afër marrëveshjes me Lyon për afrimin e sulmuesit, por mes klubeve nuk u arrit akordi për shkak të kërkesave të larta të francezëve.

Edhe Chelsea tentoi në orët e fundit të merkatos të afronte sulmuesin, por edhe në këtë rast marrëveshja nuk u konkretizua, ndërsa në Premier League, ku Fekir ka adhurues të shumtë, merkatoja është mbyllur tashmë.

Related posts

STRAKOSHA FESTON DITËLINDJEN NË KARANTINË/ Lazio përgatit dhuratën e veçantë për portierin shqiptar

Delo.autor

“NUK KEMI ASNJË QINDARKË”/ Klubi peruan nxjerr në rrugë stafin teknik dhe futbollistët!

Delo.autor

Klubi kinez mohon se është duke e kërkuar Nainggolanin

Q.Autor

Leave a Comment