Sport Tennis

Simona Halep fiton turneun e Montrealit, mposht Stephens në finale

Numri 1 në botë për femra në tenis, tenistja rumune Simona Halep, mposhti 2-1 në finalen e turneut Masters të Monteralit rivalen amerikane Sloane Stephens (7-6, 3-6, 6-4 rezultati i seteve). Një ndeshje që zgjati 2 orë e 40 minuta, mes dy prej tenisteve më të mira aktualisht në botë (amerikania është numri 3 në botë), që dhuruan emocione e rivalitet në fushë. Ashtui si në finalen e Roland Garros, tri muaj më parë, triumfoi tenistja rumune, që konsolidon pozitat e saj në krye të renditjes.

Seti i parë u vendos në “tie break” në favor të Halep, që djersiti shumë për të mposhtur Stephes, e cila kërkonte revanshin në fushë pas Parisit, por tenistja rumune ia doli mbanë. Për një moment Stephens hyn në lojë, duke fituar setin e dytë, por në të tretin është sërish Halep ajo që fiton, duke ngritur lart trofeun. Për Halep, 5 fitore radhazi ndaj Stephens në muajt e fundit, duke korrur suksesin e tretë sezonal.

Related posts

U SHKARKUA NGA TIRANA/ Emanuel Egbo: Faleminderit të gjithëve, por nuk ju them…

Delo.autor

Sampaoli sqaron situatën tek Argjentina: Nuk ka mosmarrëveshje, synojmë fitoren ndaj Nigerisë

Sadik.Autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Spanjollët e bëjnë fakt të kryer: Zidan dhe Pogba do të luajnë për…

Isa.Autor

Leave a Comment