Futboll La Liga Sport

Ish-futbollisti i MILANIT prezantohet tek ATLETICO: Nuk kam ndërmend të rivalizoj me…

Nikola Kaliniç është prezantuar te Atletiko Madrid. Ai është transferuar në Spanjë pas një sezoni me luhatje te kuqezinjtë e Milanit. Ai ka gjetur vend për të folur për Kupën e Botës dhe rivalitetin me 2 nga sulmuesit më të mirë në treg, Griezman dhe Diego Kosta.

“Nuk dua ta komenton Botërorin pasi është kohë e shkuar. Medaljen nuk e dua pasi nuk dhashë asnjë kontribut. Ishte një vendim i trajnerit dhe e respktoj. Ajo që ndodhi ka kaluar tashmë” u shpreh Kaliniç.

Më pas ai është shfaqur i “dorëzuar” për sa i përket rivalitetit për një vend në formacion me Diego Kostën dhe Griezman. “Ata janë dy nga lojtarët më të mirë në botë dhe nuk kam për çfarë të luftoj apo konkuroj. Shpresoj që të kem sa më shumë minuta. Ai që më ka bindur të vij këtu ishte Vrsaljko dhe e di se më duhet shumë punë për të fituar minuta” përfundoi sulmuesi.

Related posts

ATALANTA-JUVENTUS/ Mbrojtja bunker, Pirlo me sytë nga CR7 në Coppa Italia. Ja statistikat…

Delo.autor

SFIDA DERBI NDAJ INTER NË KUPËN E ITALISË/ Pioli nuk injoron kompeticionin dhe tregon ndryshimin me kampionatin

Delo.autor

U LA NË STOL/ MESSI: BARÇA s’varet nga unë, ja ku gabuam. Nëse ndodh sërish do të…

Isa.Autor

Leave a Comment