Futboll Sport

TRONDITET SPANJA/ Një tjetër kampion BOTE largohet nga kombëtarja (FOTO)

Një tjetër futbollit spanjoll tërhiqet nga përfaqësuesja e Spanjës, duke ndjekur shembullin e Gerard Pique. Ai është David Silva, që nëpërmjet një letre të hapur, të publikuar në rrjetet sociale, shpjegon arsyet e këtij vendimi.

Mesfushori i Manchester City-t ka zhvilluar 125 ndeshje me “La Rojan” dhe ka shënuar 35 gola, që e shndërrojnë në golashënuesit e katërt më të mirë të përfaqësueses.

Ishte pjesë e brezit të artë të futbollit spanjoll që fitoi një Botëror dhe dy Europianë.

“Kam reflektuar për disa javë derisa mora këtë vendim, pra përfundimin e etapës sime në përfaqësuesen spanjolle të futbollit. Pa dyshim, ishte një nga vendimet më të vështira të karrierës sime.”

Silva falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij në kombëtare, duke veçuar trajnerin që nuk jeton më, Luis Aragones”.

Related posts

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Shaqiri: Më dërguan shumë mesazhe kur ndodhi kjo gjë, nuk mendoj se…

Isa.Autor

Me shumë mungesa, Partizani pret sot Kukësin

Q.Autor

Zyrtare/ Palermo shkarkon trajnerin Bruno Tedio

Sadik.Autor

Leave a Comment