Futboll Premier League Sport

FITON 40 MIJË EURO NË JAVË/ Klubi anglez kërkon të “heqë qafe” ish-yllin e City-t

Micah Richards pritet të lihet i lirë nga Aston Villa pas 665 ditëve pa luajtur.

Ish-lojtari i Anglisë dhe Manchester City-t herën fundit ka zbritur në fushë në tetorin e 2016 kur Villa barazoi 1-1 me Wolves.

Ai nuk ka qenë në skuadër që prej shtatorit të 2017 kur ishte një rezervë e papërdorur në fitoren 2-0 në Carabao Cup ndaj Middlesbrough.

Richards, i cili ka vuajtur me dëmtimet gjatë gjithë karrierës, vazhdon të fitojë 40,000 euro në javë, ndërkohë që është paguar 3.5 mln euro që prej kohës që është dëmtuar.

Dhe tani, sipas The Sun, trajneri i Villa-s Steve Bruce i ka kërkuar klubit të gjejë mënyrë për të prishur kontratën e mbrojtësit.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Related posts

MILAN-JUVE/ Super ndeshja transmetohet në 200 vende të botës, arkëtohen miliona

F.autor

LIVE/ Nis sfida mes Francës dhe Shqipërisë

Delo.autor

AKUZA TË RËNDA PËR MESSIN/ Marciano: Kujdes nga ana e tij djallëzore, mund të të ngulë thikën në…

Delo.autor

Leave a Comment