Futboll Seria A

Locatelli në ‘hije’, mund të huazohet tek një tjetër klub të Serie A

Burime nga mediat italiane konfirmojnë se Genoa është e interesuar të nënshkruajë me lojtarin e Milanit, Locatellin me formulën e huazimit por ende nuk janë bër të ditura synimet e Milanit mbi lojtarin.

Mesfushori kuqezi mbushi 20 vjeç të hënën dhe është në kontratë me Rossonerët deri në qershor 2020.

Riccardo Montolivo është duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju dhe ardhja e Lucas Biglia do të ngushtonte hapësirat e Locatellit për një vend në formacionin e Gennaro Gattusos.

“Ne nuk e dimë se çfarë janë synimet e Milanit me Locatellin”, tha drejtori i sportit i Genoa Giorgio Perinetti për Radio Sportiva.

“Ne e duam atë, ai është një talent i ri me cilësi të jashtëzakonshme. Ne jemi shumë të lumtur ta mirëpresim atë “.

 

Related posts

RRËFEN NJË DETAJ PËR QENDRËN STËRVITORE TË “DJAJVE TË KUQ”/ Ferguson: Ka një klauzolë qe e kthen në fushë patatesh nëse…

Delo.autor

ITV sërish gabim gjatë transmetimit, shikoni se si e emërtojnë “Islandën”

Sadik.Autor

TRAGJEDIA VJEN NGA AUSTRALIA/ E hanë peshkaqenët teksa lahej në oqean …

Delo.autor

Leave a Comment