Futboll Seria A Sport

Pas ardhjes së Keita/ Klubet e mëdha europiane kërkojnë sulmuesin e INTERIT

Sulmuesi anësor Yann Karamoh mund të largohet nga Inter, sidomos pas ardhjes së Keita Balde i cili pritet të mos i lejojë shumë hapësira talentit francez. Sipas Gazzetta dello Sport, Schalke 04 nga Gjermania dhe Parma nga Serie A janë interesuar për lojtarin, ashtu si Real Sociedad dhe Leganes nga La Liga.

Karamoh mund të luajë në disa pozicione, si sulmues anësor, i dytë por edhe mesfushor krahu dhe njihet tashmë për shpejtësinë marramendëse.

Por nuk dihet akoma formula me të cilën klubet do të mundohet të marrin lojtarin, pasi aktualisht ai akoma nuk është në pronësi të Inter, që e ka huazuar për dy vite dhe vetëm në fund të sezonit duhet të paguajë 5.5 mln euro për ta blerë përfundimisht.

Kontrata e francezit me Inter skadon më 2021. Tek Inter, Karamoh ka luajtur 17 ndeshje duke shënuar një gol. Pesë herë ai e ka nisur si titullar.

Related posts

Njihuni me gjimnasten më të bukur shqiptare (FOTO)

Sadik.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Anglisë mposhtin Leicester, Jota shkruan historinë

Delo.autor

NUK KANË FUND PROBLEMET/ Lajme të këqija për Man United, mbrojtësi dëmtohet përsëri

Isa.Autor

Leave a Comment