Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ TRAGJEDIA në qytetin e Xhenovës, drejt shtyrjes dy ndeshje të Serisë A

Tragjedia e ndodhur sot në mesditë në qytetin italian të Xhenovës, ku një urë u shemb duke shkaktuar deri më tani 22 viktima e dhjetra të plagosur, mund të sjellë shtyrjen e dy takimeve të Serisë A. Dy ekipet e këtij qyteti, Sampdoria e Genoa, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat dhe përmes rrjeteve sociale janë shprehur se kanë mbetur të tronditur nga ngjarja e ndodhur, që ka përfshirë të gjithë Italinë. Madje skuadra e Genoa sot ka ndërprerë stërvitjen, duke qenë se mjaft lojtarë nuk kanë mundur të arrijnë qendrën stërvitore për shkak të bllokimit të rrugës.

Ndaj, mediat italiane konfirmojnë se të dyja klubet mund t’i kërkojnë Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) që të shtyhen në një datë tjetër ndeshjet e tyre, të vlefshme për javën e parë të Serisë A (Milan-Genoa dhe Sampdoria-Fiorentina). Ndërkohë që, Komiteti Olimpik Italian (CONI) ka vendosur që të gjitha eventet sportive që do të zhvillohen në Itali, nga ky moment deri në fundjavë, të mbahet një minutë heshtje. Vendimi për shtyrjen ose jo të ndeshjeve pritet të merret orët në vijim.

Related posts

ÇUDIA VJEN NGA AFRIKA/ Bletët vërshojnë në fushën e lojës, shikoni si reagojnë lojtarët (VIDEO)

Delo.autor

ÇUNA MOS E HUMBISNI/ Modelja gjermane zbarkon në “W Series”, duket SEKSI (FOTO)

Isa.Autor

MAMAJA E LOJTARIT TË ROMËS TREGON FORMAT NGA PISHINA/ Tifozi i Juves: Nëse s’vjen Zaniolo në Torino, ejani ju të paktën

Delo.autor

Leave a Comment