Futboll La Liga Sport

SKANDALI I AUDIOVE TË PEREZ/ Real Madrid sulmon ashpër gazetarin: Ke shantazhuar për 10 milionë euro

Pas zhurmës mediatike të audiove të publikuara nga e përditshmja spanjolle “El Confidencial”, ku presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez fliste në mënyrë jo të hijshme ndaj Kasijasit, Raulit, Ronaldos dhe Murinjos, klubi madrilen vendos të mbrohet.

Sipas klubit në vitin 2011 gazetari Zhoze Antonio Abejan dyshohet se ka shantazhuar zëvendëspresidentin të klubit merengues, Eduardo Fernando de Blas, duke i kërkuar 10 milionë euro në këmbim të “zhdukjes” të audiove të regjistruara në mënyrë të jashtëligjshme dhe të manipuluara.

Me anë të një postimi në “Twitter” të dyja palët kanë replikuar me Realin e cila shkruan:

“Zbulohet se Abejan ka patur në vitin 2011 një takim me zv. Presidentin e Realit të Madridit, Eduardo Fernandez de Blas, në restaurant nga ku i kërkoi 10 milionë euro për të fshirë audion e regjistruar në mënyrë të jashtëligjshme dhe të manipuluar.” Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetarit i cili shkruan:

“Më bëni të kuptoj, zëvendëspresidenti i Realit të Madridit më ka akuzuar për shantazh dhe për zhvatje në vitin 2011, praktikisht 10 vite më parë, dhe asnjë nuk më ka denoncuar?”

Related posts

Shkëndija drejt historisë/ Kapiteni Alimi jep siguri: Të përgatitur për hapin e madh

Isa.Autor

Merret ky vendim për sherrin e Agueros me tifozët kundërshtarë

Q.Autor

PAS “MAGJISË”/ Kjo është nota e jashtëzakonshme e Messit në Champions

Delo.autor

Leave a Comment