Formula 1 Sport

ZYRTARE/ Fernando ALONSO largohet nga Formula 1 në fund të sezonit (FOTO)

Piloti spanjoll Fernando Alonso, 2 herë kampion bote në Formula 1, do të tërhiqet në fund të këtij sezoni. Lajmin e ka konfirmuar makina McLaren me të cilën garon piloti spanjoll sezonet e fundit, që i referohet një deklarate të dhënë nga vetë piloti spanjoll.

“Pas 17 vitesh në këtë sport fantastik ka arhdur momenti për mua që të ndryshoj rrugë dhe të shkoj diku tjetër. Kam ende mjaft gara për të zhvilluar nga ky moment deri në fund të sezonit dhe ato do t’i zhvilloj me të njëjntin intensitet e dëshirë, me të njëjtin impenjim, ashtu si gjithnjë”, shkruan Alonso.

Më tej, 2 herë kampioni i botës me Benetton Renault në vitet 2005 e 2006, shton: “Të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja, pasi sfida të tjera më presin”. Mësohet se Fernando Alonso e ka marrë këtë vendim prej kohësh dhe nuk e ka ndryshuar pavarësisht se këtë vit makina McLaren ka bërë një hap të madh përpara. “Janë të shumtë ata që janë përpjekur që unë të ndërroj mendje, sidomos pronarët aktualë të Formula 1 dhe i falënderoj që ajnë përpjekur të më mbajnë në cirkuit”, u shpreh Alonso, që këtë fundjavë do të garojë në 6 orët e Silverstone.

Related posts

MBYLLET JAVA E PESTË NË SUPERIORE/ Kukësi e Tirana kryesojnë Superioren, merr “frymë” Flamurtari. ja renditja

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Turqia nuk donte të ndalte kampionatin, Fatih Terim në spital me COVID-19

Delo.autor

SKANDAL I TIFOZËVE TË PARTIZANIT/ Sherr me fotografin e Flamurtarit dhe Ribajn

Delo.autor

Leave a Comment