Futboll Seria A Sport

MERKATO E ÇMENDUR/ SASSUOLO transferon mbrojtësin e BARCELONËS

Sassuolo raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Barcelona-n për mbrojtësin Marlon, ai do të mbërrijë në Itali ditën e enjte për të kryer vizitat mjekësore.

Një blerje mbresëlënëse për klubin e Serie A, teksa qendërmbrojtësi brazilian do të kushtojë rreth 6 mln euro, sipas Sky Sport Italia. Gjithsesi, Barcelona do të ketë një klauzolë për ta ri-blerë lojtarin në të ardhmen.

Në rast se ai mbetet te Sassuolo, Barça do të fitojë një përqindje të shumës nëse shitet te ndonjë ekip tjetër në të ardhmen.

Konkurrenca për Marlon ka qenë e fortë, pas Schalke, Galatasaray dhe Sevilla ishin interesuar për lojtarin. Marlon mbush 23 vjeç muajin tjetër dhe kaloi sezonin e kaluar i huazuar te Nice.

Related posts

I SHËNOI INTERIT NË MIQËSORE/ Futbollisti shqiptar tregon ndjesinë e golit (VIDEO)

Delo.autor

PËRFITIMET FINANCIARE NGA EUROPA/ Shuma e majme që ka siguruar Laçi pas kualifikimit në raundin e tretë

Delo.autor

PËSOI DËMTIM ME PORTUGALINË/ Gjatë karrierës së CR7 vetëm në 3 herë ka munguar, ja rastet

Delo.autor

Leave a Comment