Futboll Sport

Refuzoi Kombëtaren e Shqipërisë/ TIRANA përgatit “goditjen” e radhës në merkato

Tirana nuk dëshiron të ndalet në merkato. Këtë herë bardheblutë kanë vendosur “në valët e radarit” mbrojtësin shqiptar të skuadrës maqedonase Rabotnicki Nehar Sadiki.

Sipas mediave maqedonase, 24-herë kampionët e Shqipërisë janë të gatshëm të paguajnë 15-25 mijë €. Vetë presidenti i klubit maqedonas Dragan Popovski ka konfirmuar interesimin e klubit kryeqytetas dhe se bisedimet po vazhdojnë.

Sadiki përfaqëson Maqedoninë për 21 vjeçarët dhe në të kaluarën është thirrur edhe nga tekniku i Shqipërisë për 20 dhe 21 vjeçarët Alban Bushi, por ai ka refuzuar.

Sadiki luan prej 2 vitesh me Rabotnickin.

Related posts

FOTO/ Tek Interi s’ka më harmoni. Tifozët e fërshëllejnë, Brozovic duartroket me ironi

Q.Autor

E BUJSHME/ Ideja e “çmendur” e FIFA-s, Botërori dhe Europiani të zhvillohet çdo dy vite

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Karantina “e luksit”, lojtari i Dortmund me “qendër stërvitore” në tarracën e shtëpisë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment