Futboll Seria A Sport

SPALLETTI NUK ËSHTË HARRY POTTER/ Kristian Vieri: Juventus më e forta në Europë, por për Champions…

Kampionati ishte i mbyllur përpara se të niste, por sipas meje dje (të premten) duhet të kishte fituar Interi”. Një ditë më pas, supersfidën e javës së 15-të të Serisë A, e fituar nga bardhezinjtë 1-0 në “Allianz Stadium”, e ka analizuar Kristian Vieri, i cili, për mikrofonat e “Sky Sport”, ka shprehur ndjesitë personale mbi “Derbin e Italisë”.

Bobo, gjatë karrierës së tij, i ka veshur të dyja fanellat. Lidhur me ndeshjen, ka pranuar superioritetin e Juves: “Nuk mund t’i konkurrosh, askush nuk është momentalisht në gjendje. Morën Kanselon, mbrojtësin më të fortë në Europë, më pas Ronaldon… Juventusi ka grupin më të mirë në Champions.

Por, nuk është e thënë që e fiton…”. Zikaltrit, sipas ish-sulmuesit, meritonin më shumë. Megjithëse nënvizoi: “Nëse ke dy-tre raste dhe nuk shënon, Juvja nuk të fal. Pas golit arritën të kontrollojnë ndeshjen. Interi u paraqit pozitivisht: luajtën si skuadër, janë përmirësuar shumë gjatë dy viteve të fundit, po transferojnë lojtarët e duhur dhe dalëngadalë do rikthehen në maja”.

“SPALETI S’BËN MAGJI”

Spaleti shihet si trajneri i duhur për këtë Inter, pavarësisht disa kritikave: “Nëse dikush duhet të largohet, nëse një zëvendësim nuk u pëlqen njerëzve, do shkarkoheshin njëzet trajnerë në vit, – vijoi Vieri. – Spaleti është një trajner i madh, por nëse i kërkohet gjithmonë fitorja… mrekullitë nuk mund t’i bëjë.

Mrekullitë i bën Herri Poter. Sezonin e kaluar u kualifikuan në Champions, ku këtë vit po ecin shumë mirë: shanset për të kaluar grupin i kanë plotësisht, plus në kampionat janë të tretët. Politano? Vetë nuk do e kisha hequr, por trajneri është ai dhe ai vendos”.

Vieri shtoi: “Interi tani luan i bashkuar, nuk është e lehtë ta mposhtësh: Juve, për mendimin tim, nuk e vuajti. Ikardi? Shënon nëse shërbehet nga krahët dhe mesfushorët, por kur Interi krijon pak e ka të vështirë sepse sidoqoftë është sulmues zone. Po përpiqet të vendoset në gatishmëri të shokëve të skuadrës, kështu kompletohet akoma më shumë”.

MILANI I GATUZOS

45-vjeçari ka folur në fund edhe për Milanin (edhe kuqezinjtë një nga ish-skuadrat), që me Gatuzon dhe drejtuesit e rinj është rikthyer në binarët e duhur: “Rino është punëtor, bën çdo gjë me pasion dhe ka një skuadër të mirë.

 

Megjithatë nuk është e lehtë të fitosh apo të kualifikohesh në Champions, Milani ende po ndërtohet: tani janë në vendin e katërt dhe fillimisht patën disa probleme. Në klub po punojnë personat e duhur, së shpejti kuqezinjtë do funksionojnë”.

Related posts

TIFOZI SERB OFENDON NË SHQIP/ Shaqiri të q*fsha nënën, por ja çfarë bën “YLLI” shqiptar (VIDEO)

Isa.Autor

BASKETBOLL/ Zyrtare, skuadra kampione e Shqipërisë afron trajnerin e kombëtares

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nainggolan gati të largohet nga Interi, por fillimisht “zikaltërit” duhet ta paguajnë

Delo.autor

Leave a Comment