Futboll Sport

Tottenham kërkon shumën marramendëse nga Real për të lënë të lirë Eriksen

Pas deklaratave se Real Madrid kërkon të marrë mesfushorin danez Christian Eriksen, si zëvendësuesin e Luka Modric, në rast se kroati largohet tek interi, ka ardhur reagimi i skuadrës së Tottenham. Kjo e fundit ka deklaruar se nuk ka për ta lënë të lirë lojtarin danez, të cilin e konsideron si shumë të rëndësishëm. Dhe si për ta vërtetuar këtë gjë, Tottenham këtë vit nuk bëri asnjë lëvizje në merkaton e verës, as duke shitur e as duke afruar njeri.

Por mediat britanike konfirmojnë se në rast se vjen një ofertë e majme, atëherë Tottenham do të lërë të lirë lojtarin. Dhe për të mbajtur lojtarin, drejtuesit e ekipit londinez kanë bërë me dije se çmimi i Eriksen është 180 milionë stërlina (rreth 210 milionë euro). Vetëm nëse real paguan këtë shumë, atëherë Tottenham do ta lërë të lirë mesfushorin 26-vjeçar. Një shumë tepër e lartë, që konsiderohet si një lëvizje e britanikëve për të mbajtur larg skuadra rivale nga ylli dnez.

Related posts

Xherdan Shaqiri kërkohet edhe nga një klub tjetër në Premierligë

Sadik.Autor

ZBULON RECETËN E SUKSESIT/ Kovac: Ja çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen…

Delo.autor

REAGIMI I LOJTARIT / Gjesti i Asensio-s mund të ketë pasoja

Isa.Autor

Leave a Comment