Champions League

Shorti/ Chelsea – Barcelona, ky është reagimi i katalanasve

Chelsea kundër Barcelonës do të jetë një tjetër duel tejet interesant në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Barcelona mësoi sot se Chelsea do të jetë kundërshtari i saj i radhës në garën më prestigjioze evropiane, pas shortit që u hodh në Nyon të Zvicrës, transmeton Express.

Hera e fundit që këto dy skuadra u takuan ishte në vitin 2012 në gjysmë finale, kur anglezët edhe e eliminuan gjigantin spanjoll pas fitores 1-0 në shtëpi dhe barazimit 2-2 në “Camp Nout”.

E drejtori i Barcelonës për marrëdhënie institucionale, Guillermo Amor, ka thënë se Barça e dinte se do të mund të takohej me Chelsean.

“E dinim se gjasat ishin të mëdha të na binte Chelsea dhe kështu ndodhi, e mirëpresim. Nëse doni të fitoni, duhet t’i mposhtni të gjithë. Do t’i futemi këtij dueli me optimizëm, vetëbesim dhe dëshirë të madhe për të kaluar tutje”, ka thënë Amor.

Related posts

Çfarë dueli/ Liverpoolin e ndal shtylla, Ronaldo “fal” golin e tretë

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Një kafene në zemër të Tiranës e mbushur me simbolet e Crvena Zvezdës (FOTO)

Delo.autor

IRRITOHET TUCHEL/ Trajneri ndërpret GAZETARIN për arsyen e veçantë: Po më telefonon…

Isa.Autor

Leave a Comment