Kategoria Superiore Shqipëri

Krasniqi zgjedh Maqedoninë firmos me Rabotnickin

Gjen sistemim edhe i larguari i fundit nga Partizani që nuk kishte ende një skuadër. Gëzim Krasniqi ka arritur akordin me Rabotnickin ku fillon një aventurë të re në kampionatin maqedonas.

Mbrojtësit 28-vjeçar i janë dashur vetëm pak ditë pas largimit nga Partizani për të gjetur skuadrën e tij të re, edhe pse menjëherë pasi u la jashtë listës së të kuqve për përgatitjet në Antalia, Krasniqi u bë objekt dëshirash për disa klube të Kategorisë Superiore, vetë futbollisti ka preferuar një eksperiencë jashtë Shqipërisë për të vijuar karrierën.

Lamtumira nga Partizani ku kishte kontratë deri në fundin e këtij sezoni ishte i papritur për Krasniqin që nëpërmjet një komunikimi në rrjetet sociale akuzoi drejtëpërdrejt trajnerin e skuadrës Sulejman Starova për largimin e tij në mes të sezonit.

Për mbrojtësin që e ka nisur karrierën si futbollist me Besën, në skuadrën e qytetit të tij të lindjes, dhe ka qenë për 6 muaj edhe te Flamurtari në sezonin 2014-2015  kjo është eksperienca e parë jashtë kampionatit shqiptar.

Te Rabotnicki, Krasniqi vihet nën urdhërat e trajnerit Goran Stankovski me skuadrën maqedonase që gjendet në vendin e pestë në klasifikim me 23 pikë, po aq sa dhe skuadra shqiptare e kryeqytetit maqedonas, Shkupi.

Related posts

SHQIPËRIA PËRGATITET PËR GRUMBËLLIMIN E RADHËS/ Sulmuesi gati të ndërrojë kombëtare

Delo.autor

BYLIS-VLLAZNIA/ Drithërima në zonën ballshiote, mesfushori Imeri shpërdoron një rast të “artë” (VIDEO)

Delo.autor

UELLS-SHQIPËRI/ Rast i artë për Kombëtaren, ja momenti kur ylli Manaj shpërdoron një gol të sigurt (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment