Futboll Seria A Sport

U BLE ME SHUMË BUJË/ Bakayoko: Faleminderit MILAN që BESOVE tek unë…

Tiemoue Bakayoko ka falënderuar Milan që ka besuar tek ai pasi finalizoi transferimin nga Chelsea.

Bakayoko është larguar nga Chelsea pas vetëm një sezoni për t’iu bashkuar Milanit në formë huazimi me opsion blerje në fund të sezonit, dhe mesfushori foli për dëshirën e tij për t’ia shpërblyer Kuqezinjve për mbështetjen e tyre.

“Milan, faleminderit që besove tek unë dhe për gjithë mbështetjen tënde… Jemi gati të nisim sezonin e ri!” shkruan ai në Instagram. Ai gjithashtu ka disa fjalë për viktimat e tragjedisë së urës së shembur në Genoa, që ka vrarë të paktën 37 persona.

“Lutjet e mua shkojnë për viktimat dhe familjet e prekura nga kjo tragjedi fatkeqe,” shprehet francezi.

Related posts

MENDON PËR MERKATON E VERËS/ Atletico Madrid i fiksuar pas yllit të Lyon, ofron 30 milionë euro

Delo.autor

RIKTHEHET ARSENE WENGER/ Ja ku pritet ta shohim francezin e njohur

Delo.autor

NIS SEZONIN ME TROFE/ Chelsea, superkampion i Europës

F.autor

Leave a Comment