Futboll Sport

Tjetër shqiptar nga Maqedonia/ Kombëtarja gati të veshë “kuqezi” sulmuesin që luan në Turqi

Kombëtarja duket se është pranë afrimit të një tjetër lojtari me origjinë shqiptare, i cili vjen nga Maqedonia. Bëhet fjalë për sulmuesin Erdon Daci, i cili gjatë kësaj jave pritet të nisë edhe procedurat për t’u pajisur me pasaportë shqiptare.

Siç raporton “infosport.mk”, lojtari nga Shkupi, është në radarët e trajnerit të Shpresave, Alban Bushi, i cili po këmbëngul që ta ketë në ekip. Pak javë më parë, Daci iu bashkua në formë huazimi ekipit të Eskishehirsporit në Turqi, nga radhët e Koniasporit.

Kështu, Daci është një tjetër lojtar me origjinë shqiptare nga Maqedonia, i cili merr ftesë nga FSHF për të përfaqësuar fanellën kuqezi në të ardhmen.

 

Related posts

ZYRTARE/ DEDIKIMI PËR ASTORIN: Seria A i thotë “PO” kërkesës së Fiorentinës

Isa.Autor

PLAS TEK MAN UNITED/ POGBA injoron Murinjon, shkon në stërvitje dhe…

Isa.Autor

NGA CELTIC DERI TEK Legia rivalë ferri për Tiranën në Champions

Delo.autor

Leave a Comment