Futboll Seria A Sport

Tragjedia në Xhenova/ Skuadra e Sampdorias kërkon shtyrjen e ndeshjes

Presidenti i skuadrës së Sampdoria, Massimo Ferrero, ka dërguar një kërkesë zyrtare pranë Federatës Italiane të Futbollit, për të shtyrë ndeshjen e javës së parë që skuadra “blucherchiata” do të zhvillojë ditën e diel ndaj Fiorentinës. Siç dihet, Sampdoria është një ekip i qytetit të Xhenovës, aty ku një ditë më parë ndodhi tragjedia e rrëzimit të një ure, duke shkaktuar deri më tani 35 viktima.

“Qyteti i Xhenovës është i gjunjëzuar nga kjo ngjarje. Nuk mund të luajmë dot ditën e diel, në stadiumin tonë para tifozëve tanë këtë ndeshje, me këtë dhimbje të madhe që kemi. Ndaj i kërkoj zyrtarisht FIGC-së që të shtyjë ndeshjen e javës së parë ndaj Fiorentinës. Kjo ëhstë një dhimbje që nuk mund ta përshkruaj”, tha presidenti Ferrero. Deri ditën e enjte FIGC do të marrë vendimin pas kërkesës së skuadrës së Sampdoria.

 

 

Related posts

LAÇI-TEUTA/ E pabesueshme, Mazrekaj ndëshkon Kampionët e Superiores me një goditje nga… (VIDEO)

Delo.autor

FITOI CHAMPIONS-IN/ Coutinho zbulon të ardhmen: Do të kthehem tek Barcelona dhe …

Delo.autor

Juventus pretendon për penallti, gjykojeni vetë nëse ka kontakt brenda zonës

Q.Autor

Leave a Comment