Futboll Seria A Sport

Juventus nuk mendon vetëm për PJANIC, gati firma me mbrojtësin italian

Juventus duket se këtë vit po mendon seriozisht për të sjellë në shtëpi trofeun e munguar prej shumë kohësh, flasim këtu për Champions Leaguen. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë bërë lëvizje të bujshme në këtë merkato, duke nisur me Cristiano Ronaldon dhe për ta mbyllur me rikthimin e Paul Pogba, sikurse raportojnë mediat italiane.

Së fundmi, kampionët po mendojnë për rinovimet. I pari që pritet të rinovojë me Juventusin është mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic. Edhe pse për të u ofruar 100 milionë euro nga disa skuadra, pritet që ai të qëndrojë në Itali.

Një tjetër firmë që pritet të hidhet është ajo e mbrojtësit italian, Daniele Rugani. Drejtuesit e kampionëve pritet t’i besojnë edhe për shumë kohë 24-vjeçarit i cili sezonin e shkuar bëri një punë të mirë, si në kampionat ashtu edhe në Champions League.

Related posts

Sarri te Chelsea? Tekniku gati të marrë 3 ‘yjet’ e Napolit, mes tyre edhe Hysaj

Sadik.Autor

Rikthehet Malota, mbrojtësi flet për herë të parë për problemet me shtetin

Sadik.Autor

VEPRIMI I TURPSHËM/ Talenti i PSV-së PËSHTYN rivalin gjerman, Holanda merr vendim DRASTIK

Isa.Autor

Leave a Comment