Futboll La Liga Sport

Vasilyev/ Real Madridi ende më fajëson mua, që nuk ia shita Kylian Mbappe

Real Madridi mbetet i zhgënjyer që e ka humbur Kylian Mbappe në garën me PSG, me Florentino Perez që transmeton frustrimin e tij ndaj zv.presidentit të Monakos, Vadim Vasilyev, në baza të rregullta. Pasi u bë e qartë se adoleshenti i talentuar do të lëvizte në verën e vitit 2017, një përplasje për nënshkrimin e tij u ndez midis klubeve kryesore të Europës.

Ata në “Santiago Bernabeu” kishin një kohë të mirë duke e ndjekur, madje kishin depozituar edhe një ofertë të konsiderueshme financiare, të pranuar nga Monako. Mbappe, megjithatë, donte të qëndronte në Francë dhe preferoi të kalojë te PSG. Fillimisht me një huazim 1-vjeçar, që u bë kësaj vere marrëveshje e përhershme prej 180 milionë euro.

19-vjeçari është tani fitues i Kupës së Botës dhe superstar global, me Vasilyevin që zbulon se Real Madridi ende po e mallkon fatin e vet në mosarritjen e një marrëveshjeje. Ai i tha “RMC Sport”: “Jemi dy klube mike. Unë kam folur me presidentin Florentino Perez dhe sa herë më sheh, gjithmonë më fajëson për mosshitjen atij të Kylian Mbappe”. Vasilyev ishte i pranishëm të mërkurën në finalen e Superkupës së Europës, ku Real Madridi pësoi humbje 4-2 ndaj rivalëve të Atleticos.

Related posts

Cristiano Ronaldo tek Juve? Për momentin ai po shijon vetëm puthjet e nxehta…

Sadik.Autor

PAS ELIMINIMIT NGA EUROPA LEAGUE/ Trajneri Shkëmbi: Kemi një elip të cunguar, shpresoj të…

Delo.autor

“EL CLASICO”/ “Bernabeu hesht” në 45 minutat e para, vendos Rakitic (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment