Futboll Seria A Sport

MILANI NIS FESTËN/ MILINKOVIC-SAVIC i thotë “PO” KUQEZINJVE, Lazio kërkon NJË MAL ME PARA

Milinkoviç-Saviç-Milan, sot mund të jetë fundi i telenovelës që gjallëroi javët e fundit të merkatos. Bardhekaltrit vazhdojnë të bëjnë mur për mesfushorin, duke pretenduar bisedime për oferta mbi 100 milionë euro. Klaudio Lotito dhe drejtori sportiv, Igli Tare, prej kohësh janë të qartë mbi kërkesat e tyre për të lejuar largimin e mesfushorit serb.

Kuqezinjtë nuk kanë hequr dorë nga marrëveshja. Drejtuesit e “Djallit” do të tentojnë sot një mësymje të fundit për mesfushorin. Oferta e Milanit, vërtitet gjithmonë te një investim total prej 90-95 milionë euro, shifër së cilës do t’i bashkëngjiten edhe dy futbollistë. “Sportmediaset” bën të ditur se janë Fabio Borini dhe Xhakomo Bonaventura, dy të sakrifikuarit për të arritur te Milinkoviç-Saviç, megjithatë fillimisht duhet bindur Lacio për huazimin sezonal të lojtarit. Kuqezinjtë synojnë një marrëveshje, duke investuar 40 milionë euro për huazimin dhe 55 për blerjen e detyruar të kartonit të serbit pas një viti.

Related posts

LIVERPOOL PËRMBYS SITUATËN/ Kalon në avantazh për firmën e francezin

Delo.autor

FITORJA ME NAPOLIN LË PASOJA/ Milani humbet kapitenin

F.autor

Donnarumma zhvilloi ndeshjen e 100-të me Milanin, lë pas legjendat si Maldini e Baresi

Q.Autor

Leave a Comment