Futboll La Liga Sport

HUMBËN SUPERKUPËN/ PEREZ gati të TRANSFEROI lojtarin 200 milionësh (DETAJE)

Real Madrid janë të gatshëm të bëjnë një ofertë për Eden Hazardin. Los Blancos kanë pësuar humbje në Superkupën e Evropës kundër Atletico Madridit me rezultat 4-2.

Kjo ka bërë që të presidenti i klubit, Florentino Perez të jetë nën presion për të bërë transferime të reja pasi që disa prej lojtarëve të rinj nuk kanë bindur me lojën e tyre.
Sipas mediave spanjolle, në listën e të parit të kampionëve evropian është mesfushori Eden Hazard, i cili disa herë kishte shprehur dëshirën se një ditë do të dëshironte të luante në Santiago Bernabeu.

Madrilenët thuhet se janë të gatshëm të paguajnë rreth 200 milionë euro për 27-vjeçarin, i cili së fundi zuri vendin e tretë në Kupën e Botës me Belgjikën.

Theksojmë se golat për Realin i shënuan Sergio Ramos dhe Karim Benzema, gjersa te Atletico realizues i dyfishtë ishte Diego Costa si dhe nga një sosh e shënuan Saul dhe Koke.

Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 209 paraqitje për The Blues duke shënuar 69 gola.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ Barcelona në krizë financiare, Neymar gati të firmosë marrëveshjen e re

Delo.autor

RAMA ZBRET NË FUSHË/ Fjalët që u tha kuqezinjve para ndeshjes me Islandën

Delo.autor

Simeone: Treguam se jemi më mirë se PSG dhe Juventus

Sadik.Autor

Leave a Comment