Futboll Sport

ALARM NË MANCHESTER/ Darmian nuk dorëzohet: Dua rikthimin në Seria A dhe kombëtaren

Mes prapaskenave, të tashmes dhe një të ardhme në Itali. Kush e di, mbase shumë më herët se mendohej. Matteo Darmian, në një intervistë për ‘Libero’ e thotë qartë: dëshiron të rikthehet në Seria A. Çështje hapësirash, vazhdimësie dhe rendimenti, por edhe sepse nuk dëshiron të humbasë trenin për në kombëtare. Në fillim e kishte tentuar Juventus, më pas Napoli dhe në fund Inter, që u shfaq shumë e interesuar gjatë javëve të kaluara, por më pas nuk u realizua. Gjithsesi, për Darmian, asgjë nuk duhet përjashtuar.

“Në janar ishte Juventus e interesuar dhe më erdhi mirë, por sinqerisht nuk e di pse dështoi si tratativë. United është një prej klubeve më të mëdha në botë, çdo kush duhet të meritojë vendin dhe unë në këtë optikë punoj. Por natyrisht do të preferoja të luaja më shumë, dhe me kusht që të largohem nga Manchester. Ku? Ëndërroj të rikthehem në Itali, Seria A. Ka një tren që quhet Kombëtare që nuk dua ta humbas. Marrëdhënia me Mourinho është e mirë, nuk kemi patur kurrë probleme. Pogba? Kanë shtirur një çështje nga asgjëja. Diskutime me klubin? Ai dashuron të fitojë dhe do të donte ta bëjë përherë, por në këtë moment nuk mund të qash mbi vete. Do të punojë në maksimum për të luftuar në të gjitha frontet”, deklaroi Darmian, për të cilin rikthimi në Seria A, tashmë mund të ndodhë vetëm në merkaton e Janarit, pasi ajo e verës u mbyll tashmë në Itali.

Related posts

SITUATË E VËSHTIRË TEK “KUQEZINJTË”/ Milan do të “SAKRIFIKOJË” një yll të ekipit për…

Isa.Autor

VLLAZNIA-TEUTA/ Shiten biletat për super sfidën në “Loro Boriçi”, por ka protestë për çmimet

Delo.autor

PSG SHKËLQEN EDHE PA MBAPPE/ Di Maria e kualifikon në gjysmëfinalet e kupës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment