Futboll Seria A Sport

Solidariteti pas tragjedisë/ Skuadrat e Samp dhe Genoa bashkë në funeralin e viktimave

Në qytetin e Xhenovës po zhvillohet funerali shtetëror i viktimave të tragjedisë që ndodhi pak ditë më parë, kur një urë u shemb në qytetin që ndodhet në zonën e Liguria dhe i mori jetën 38 njerëzve. Pas kërkesës që patën bërë dy ekipet e këtij qyteti, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) vendosi që ndeshjet e Sampdorias (ndaj Fiorentinës) dhe Genoas (ndaj Milanit) të mos luhen këtë fundjavë, por të shtyhen për një periudhë tjetër.

Por e veçanta është se sot, gjatë funeralit të viktimave, të pranishëm kanë qenë edhe futbollistët e të dy skuadrave të Xhenovës. Ata kanë mbërritur së bashku në kishën ku po zhvillohej ceremonia, të shoqëruar nga stafet përkatëse si dhe presidentët e dy klubeve, Massimo Ferrero (Sampdoria) dhe Enrico Preziosi (Genoa). Një shenjë solidariteti që tregon se i gjithë qyteti, edhe dy ekipe rivale të tij, bashkohen në një moment tragjik që po kalon Xhenova.

 

Related posts

Fitore e vuajtur për Kukësin, përmbys Teutën dhe konsolidon vendin e dytë

Q.Autor

10 bomberat më të saktë para porte në Evropë

Sadik.Autor

HISTORIKE/ Arbitrat shqiptarë caktohen të gjykojnë Gjermani-Letoni për U21

F.autor

Leave a Comment