Bundesliga Futboll Sport

KUPA E GJERMANISË/ BAYERN kualifikohet me vështirësi ndaj AMATORËVE (VIDEO)

Bayern Munich ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ve të Kupës së Gjermanisë pasi ka eliminuar ekipinin e kategorisë së katërt të futbollit gjerman, Drochtersen/Assel pasditen e sotme.

Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për ekipin e Niko Kovac, që ka vuajtur për të zhbllokuar rezultatin dhe për të marrë fitoren. Pavarësisht se bavarezët kanë patur në dispozicion të gjithë yjet e ekipit, goli ka qenë shumë i vështirë për t’u gjetur.

Një gol që ka ardhur në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 82-të të pjesës së dytë, kur Lewandowski ka devijuar në rrjetë një gjuajtje/pasim të Goretzka. Në minutat e fundit, Bayern ka patur raste të tjera për të thelluar avantazhin, por rezultati ka mbetur i pandryshuar.

 

Related posts

I MJAFTOJNË 6 MINUTA LOJË/ Pas një asist nga Saelemaekers, Calhanoglu ndëshkon Benevento-n (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Kamza: Starton pjesa e dytë, Shkëmbi hedh në fushë “bomberin” Latif (VIDEO)

Delo.autor

Kualifikohet Argjentina dhe e pret përballja e frikshme me Francën, Kroacia gjen Danimarkën

Sadik.Autor

Leave a Comment