Futboll Premier League Sport

Spektakël në derbin e Londrës/ Treshja spanjolle e CHELSEAS “fundos” ARSENALIN (VIDEO)

Chelsea ka mposhtur Arsenal në Stamford Bridge me rezultatin 3-2 në një ndeshje spektakolare. Blutë e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen duke shënuar golin e avantazhit me Pedro-n që në minutën e 9’ pas pasimit të Marcos Alonso nga e majta. Vetëm dhjetë minuta më vonë ishte ishte Morata ai që dyfishoi rezultatin për të besuarit e Sarri-t.

Por Arsenal nuk dorëzohet dhe pa përfunduar akoma pjesa e parë ka barazuar rezultatin dhe madje me mundësitë e krijuara mund të kishte kaluar edhe në avantazh. Ishte Mkhitaryan ai që ngushtoi diferencën, përpara se të përgatiste golin e dytë të shënuar nga Alex Iwobi.

Pas pushimit ndeshja ishte më e ekuilibruar dhe pa shumë raste. Por në fund, Alonso merr një pasim të artë nga Eden Hazard duke e dërguar topin në rrjetë me të majtën. tre pikë të tjera për Chelsea-n, ndërsa Arsenal ka zero pikë në dy ndeshjet e para.

Related posts

Kompanitë e basteve parashikojnë TRAJNERIN e parë që do të SHKARKOHET dhe është një “BIG”!

Sadik.Autor

LIVERPOOL-PORTO/ Klopp synon të marrë kontrollin e ndeshjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Faza 1/16: Shmangen përplasjet mes skuadrave të Superiores

Isa.Autor

Leave a Comment