Futboll Premier League Sport

PLAS TEK MAN UNITED/ Vëllai i POGBAS sulmon trajnerin: Është I PAAFTË…

Ka përfunduar me polemika provimi i Mathias Pogba, vëllai i më të njohurit Paul, me ekipin gjerman të Uerdingen, klub i kategorisë së tretë të futbollit gjerman.

Trajneri Stefan Kramer ka thënë se Pogba është paraqitur me disa kile të tepërta pas dëmtimit të tij, aq sa është larguar nga skuadra. Por 27-vjeçari francez është kundërpërgjigjur nga mikrofonët e “Revier Sport”:

“Është hera e parë që më ndodh një gjë e tillë në karrierën time. Nuk kam asgjë kundër klubit, presidentit apo drejtorit sportiv. Është e paimagjinueshme të thuash që një lojtar të paraqitet për një provim mbipeshë, siç thotë ai zotëria, që nuk thotë të vërtetën”, ka thënë Mathias.

Related posts

Zoti e ruajt mbretin/ Tifozët e Barcelonës i kanë kushtuar një koreografi speciale yllit të tyre, Leo Messi

Q.Autor

NBA/ Golden State mposht edhe Clippers, Miami “leksion” kampionëve të Bucks

Delo.autor

DE BIASI KAFSHON GJUHËN/ Azerbajxhani nuk është më i fortë se Shqipëria, vetëm 1 pikë në 5 ndeshje

Delo.autor

Leave a Comment