Kosova Shqipëri

Konfirmohet, babai i legjendës së kombëtare Shqiptare emërohet kryetar i skuadrës kuqezi (FOTO)

Klubi i Vëllaznimit të Gjakovës ka njoftuar se, Agim Cana, babai i Lorik Canës, është emëruar kryetar i skuadrës kuqezi.

“Më në fund arriti lajmi bombastik. Agim Cana prej këtij momenti është kryetar i Klubit Futbollistik Vëllaznimi. Shkëlzen Gashi (ish-kryetari) mbetet gjithmonë pjesë e klubit futbollistik Vëllaznimi dhe do të mbetet president nderi”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjakovare.

Më herët flitej se edhe Ragip Xhaka, babai i vëllezërve, Granit dhe Taulant Xhakës, do të jetë aksionar në skuadrën gjakovare, megjithatë, një lajm i tillë ende nuk është konfirmuar.

Skuadra nga Gjakova kohët e fundit është përballur me probleme të shumta financiare.

Related posts

DEL VIDEO/ Ndërpritet ndeshja Shqipëri-Poloni: Ja momenti kur tifozët godasin me shishe lojtarin polak

Delo.autor

VAZHDON FORMËN E SHKËLQYER NË AUSTRALI/ Sulmuesi shqiptar shënon dopietë për ekipin e tij (VIDEO)

Delo.autor

OFERTË 350 MIJË EURO/ Endri Çekiçi shumë pranë transferimit tek skuadra e Superligës turke…

Delo.autor

Leave a Comment