Futboll Premier League Sport

Hazard: Jam i lumtur tek Chelsea, por nuk do të qëndroj përgjithnjë,  dua të fitojë…

Sulmuesi belg Eden Hazard është shprehur pas fitores 3-2 që Chelsea arriti ndaj Arsenal në derbin e Londrës se është i lumtur që luan në Premier League me “blutë” dhe se për momentin nuk ka ndërmend të largohet. Deklaratë që ka mbyllur çdo shpresë të skuadrës “merengues” për të marrë sulmuesin 26-vjeçar, që edhe këtë sezon do të qëndrojë në “Stamford Bridge”. Duke folur për të ardhmen e tij, Hazard shprehet: “Të gjithë e dinë se çfarë kam thënë pas Kupës së Botës, por unë jam i lumtur këtu. Nuk kam dëshirë të flas për të ardhmen time tani”, u shpreh Hazard.

Më tej, belgu shton: “Shumë gjëra janë thënë e janë shkruar, por për momeëntin unë jam i lumtur këtu dhe do të qëndroj tek Chelsea. Kam ende edhe dy vite kontratë, do t’i respektoj ato dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Konfirmoj se këtë vit nuk do të largohem nga Chelsea. Merkatoja në Angli është e mbyllur, skuadrat mund të shesin lojtarët, por unë nuk do të largohem. Unë pashë edhe një herë se fansat më duan, ndaj jam mirë këtu ku jam. Për të ardhmen do të flasim pas dy vitesh”.

Related posts

Acarohet Nainggolan/ E kam pasur ëndërr që fëmijë të luaj në Botëror, por…

Sadik.Autor

FYERJET RACISTE NDAJ YLLIT SON/ Manchester United përfundon hetimin dhe merr vendimin befasues

Delo.autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Edy Reja firmos kontratën e re me Dukën, ja objektivi i vendosur nga FSHF

Delo.autor

Leave a Comment